Edhe pse nga 1 shtatori në Kosovë janë hapur aplikimet për certifikimin dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, partitë politike ende nuk e kanë ndërmarrë veprime konkrete pranë KQZ. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se afati i fundit është 11 dhjetori ndërsa kërkoi nga të gjitha subjektet që të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve.
Në mesin e institucioneve që KQZ-ja, do të kërkojë verifikim të kandidatëve është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).
Sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet në rast se ai rezulton i dënuar. Listat partitë pritet t’i dorëzojnë në ditët në vijim.