Partia Demokratike i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë nga gjobat abuzive ndaj bizneseve në zonat turistike.
Nga selia blu, deputetja demokrate Ina Zhupa tha se task forca e ngritur nga qeveria po ndëshkon bizneset e hotelerisë që ushtrojnë aktivitetin buzë detit, për ujërat e ndotura, pavarësisht se këto biznese kanë kontrata me ujësjellës kanalizimet për menaxhimin e tyre.
Bizneset të tëra po ndëshkohen me gjoba deri në 30 mln lekë, tha Zhupa, për një shkelje të pakryer, ndërsa shtoi se pas këtyre gjobave fshihen qëllime të tjera.