Qyteti i Shkodrës është i pari që priti Partinë Demokratike të bashkuar. Në daljen para mediave, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, tha se takimet me strukturat niosën nga Shkodra se është qyteti nga I cili ka nisur përmbysja e regjimeve.
Zoti Noka u bëri përsëri thirrje të gjithë deputetët të bashkohen, përveç Bashës dhe Alibeajt.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka njohur Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike dhe i bën thirrje gjykatës që ta njohë.