Partia Demokratike dega Lushnjë te dielën, me 31 Mars zgjedh kryetarin e partisë Demokratike. Zgjedhjet po zhvillohen në 19 degë në gjithë Shqipërinë, pasi sipas statutit të PD-së kryetarët e komanduar të cilët zëvendësuan kryetarët e zgjedhur të PD që dhanë dorëheqjen, se kandiduan për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2023, u mbaroi mandati pas 6 muajsh. Zoti Eduard Sharka ishte njëri nga kryetarët që dha dorëheqjen, se kandidoi për kryetar të bashkisë së Lushnjës. Në këto zgjedhje ai ka vendosur të rikandidoje përsëri për kryetar të kësaj dege, pasi beson në aftësite e tij për të drejtuar partinë edhe në situatat më të vështira, sic ishte periudha kur partia Demokratike ishte e ndarë dhe zoti Sharka ishte Kryetari i PD dega Lushnjë. Janë 4 kandidatë që garojnë per kreun e PD dega Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds