Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për studentët e Mjekësisë ku i detyron ata të punojnë në vendin e tyre për 5 vite. Kuvendi e miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim. Studentët e Mjekësisë do firmosin një marrëveshje që do punojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit.

Ndërkohë studentët po protestojnë kundër këtij vendimi.

Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 69 vota pro, 23 kundër e 3 abstenime pr/ligjin për kanabisin mjekësor.

Pavarësisht debateve dhe zërave kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë natës projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”. Ndonëse qëndrimeve kundër të opozitës, e cila shprehu rezervat e saj për këtë projektligj, mes zërave kundërshtues ishin dhe tre deputetë të PS-së, të cilët abstenuan gjatë votimit në Kuvend. Bëhet fjalë për socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenim edhe pr/ligjin për Akademinë e Shkencave

Kryetarit i lejohet një mandat i dytë, hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *