Parlamenti gjerman debatoi për zgjatjen e angazhimit të ushtarak në Kosovë.
Politikanët e koalicionit tripartiak të qendrës së majtë si edhe ata të grupit parlamentar më të madh opozitar (CDU/CSU) lavdëruan kontributin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.
Por ata vunë në dukje edhe pikat kryesore që e bëjnë mandatin të nevojshëm: Sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, qeveria gjermane e sheh stabilizimin e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor me interes të madh gjeostrategjik, tha sekretari per mbrojtjen“
Numri maksimal i ushtarëve gjermanë që mund të angazhohen në kuadër të KFOR-it gjatë 12 muajve të ardhshëm mbetet i pandryshuar, 400. Por mandati i jep mundësi ministrit të Brendshëm që ta rrisë këtë numër në rast nevoje. Hitschler vuri në dukje se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mbetet ende i hapur, çka bën që herë pas here të ketë tensione në veri.
Por politikanët e dy partive ekstreme, E Majta dhe Alternativa për Gjermaninë, zgjodhën si edhe në vitet e mëparshme një narrative diametralisht të kundërt me atë të katër partive të qendrës. Ai refuzoi zgjatjen e mandatit dhe kërkoi që t’i jepej fund këtij shërbimi për Kosovën.
Shpenzimet e Gjermanisë për angazhimin e ushtarëve të saj në KFOR pritet të arrijnë në rreth 6.1 milionë euro për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Por kontributi i Gjermanisë në Kosovë është më i madh se kaq.
Që nga viti 1999, ajo ka shpenzuar rreth 880 milionë euro për zhvillimin e Kosovës. Bashkëpunimi aktualisht është i fokusuar në fushat e energjisë, kanalizimeve, ekonomisë rrethore, arsimit dhe rritjes së qëndrueshme.
Një projekt kryesor i bashkëpunimit zhvillimor është shndërrimi i kampit të Prizrenit në një park inovacioni dhe teknologjie.