Parku Arkeologjik i Bylisit është destinacioni turistik në Fier që renditet ndër më të frekuentuarit nga turistët vendas dhe të huaj. Sipas përgjegjësit të këtij parku, Ardit Shehu, në këtë periudhë të vitit është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve, ku ka ndikuar edhe ndërtimi i rrugës më të rëndësishme në rrethin e Mallakastrës dhe janë regjistruar 250 turistë më shumë se viti i kaluar.
Turistja belge qe ka vizituar Shqipërinë për herë të parë ,thotë që parku arkeologjik është një mrekulli për vlerat e antikitetit, për natyrën e mrekullueshme që të ofron pamja në luginen e Vjosës e cila është tashmë fatmirësisht nje zonë e mbrojtur. “Unë kam vizituar Tiranën dhe kam mbetur e surprizuar . Do të qendroj disa ditë në Shqipëri, por besoj se do te kthehem sërish për të vizituar alpet e Shqipërisë. Bukuritë dhe emri i Shqiperise janë promovuar edhe në Belgjikë dhe mendoj se do të vijnë vizitorë të tjerë në vazhdim në vendin tuaj.”
Në ditën e sotme në Parkun Arkeolgjik të Bylisit është zhvilluar dëgjesa publike për planin e zhvillimit të këtij parku me qellim promovimin e vlerave të tij.