Më 26 korrik do të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe sportistët kanë nisur të akomodohen në një nga investimet më të mëdha në infrastrukturë të Lojërave të 2024-ës. Një strukturë që ndodhet në Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit.

I inauguruar nga Presidenti Emanuel Makron më 29 shkurt, Fshati Olimpik është gati të presë 14,250 persona, duke përfshirë atletë dhe delegacione nga 206 shtete.

Gjermanët ishin të parët që mbërritën në Fshatin Olimpik dhe tashmë kanë vendosur flamujt e tyre në ballkone, duke qenë ndër delegacionet e para që hynë në këtë “qytet brenda qytetit”, që shtrihet në 52 hektarë dhe ka rregulla ose më mirë sugjerime të ngurta të vendosura nga organizatorët.

Në Fshatin Olimpik “Paris 2024” ndalohet përdorimi i shisheve plastike, ndërsa ka 200 pika rimbushjeje për shishet e ujit, për të minimizuar mbetjet plastike. Fshati ka restorante 24-orëshe për atletët (me rreth 40,000 vakte në ditë), dyqane ushqimore, lavanderi, një stacion policie, parukeri, dhoma fitnesi dhe një bar (pa alkool).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds