Vendi ynë gjatë paradites ishte nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here pati kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara ishin në zonat veriore.

Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Parashikohet që, alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *