Sipas parashikimit të motit, kalimi i një sistemi frontal drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare ku në zonat veriore – veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje të dendura shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds