Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme. Ai tha se do të njoftonte pasi të dilte se për çfarë është paraqitur.

“Pa merak se jam përherë transparent, do futem dhe do t’ju njoftoj”, tha ai për gazetarët para se të futej brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Këlliçi është paraqitur në SPAK edhe me datën 25 nëntor, për kallëzimet që ai ka depozituar pranë organit të akuzës. Ai ka kryer disa denoncime në SPAK, lidhur me inceneratorin e Tiranën si dhe ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë për dosjen “5D”.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds