Një zjarr ka përfshirë pasditen e së premtes një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në vijën e përroit në Karbunarë.
Sapo kanë pikasur vatrën e zjarrit, fermerët e zonës kanë rendur në pronat e tyre dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë që zjarri të mos përhapet dhe të izolohet.
Kështu kanë arritur të shpëtohen nga flakët qindra dylymë plantacione me ullinj të zonës. Në vendgjarje kanë shkuar edhe uniformat blu të komisariatit të Lushnjes të cilët kanë nisur punën për të gjetur përgjegjësin.
Fatmirësisht dëmet në pemë ulliri janë minimale,pasi zjarri ka qenë në shtratin e përroit dhe ka djegur vetëm bimësi të egër dhe akaze, ndërsa nuk është lejuar të përparojë drejt plantacioneve me ullinj.
Punonjësit e rajonit numër 5 në të cilën bën pjesë karbunara kanë shkuar në terren për të evidentuar dëmet e mundshme. Sipas banorëve ndërhyrja e zjarrfikësve ka qënë vendimtare në ruajtjen e pronave të tyre,pasi nëse zjarri përhapej në ullishte era e fortë mund të shkaktonte dëme të mëdha.