Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për France24, në emisionin “Këtu Europë”, ku ndër të tjera ka folur edhe për paralajmërimin e Greqisë për vendosjen e vetos në rrugën e Shqipërisë drejt BE, në rast se nuk merr zgjidhje rasti i Fredi Belerit.

I pyetur nga gazetarja për këtë çështje, Rama tha se nuk beson se do të ketë një bllokim nga ana e Greqisë pasi nuk do ishte serioze, ndërsa shton se rasti i Belerit është një çështje që i përket drejtësisë.

“Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e  drejtësisë. Nëse shikoni raportin e progresit, Shqipëria vlerësohet vërtet mirë për çështjet e reformës në drejtësi. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për këto çështje.

Me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj sikurse e thatë, kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo!”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *