Panairi “Brez pas Brezi Myzeqar” mbahet çdo 29 shtator në Zharrëzës. Banorët e tij dhe fshatrave përreth, tregojnë me detaje traditat që i kanë përcjellë brez pas brezi. Patosin dhe fshatrat rreth tij sot i njohim  si zona naftëmbajtëse, por traditat e vjetra të banorëve dhe karakteri i myzeqarit janë pjesë e AND-së së tyre dhe i shoqëron në çdo kohë. Zvministri i Bujqësisë Dhimitër Kote i ftuar në Panair thotë se kjo është një festë e veçantë, ku fermerët demonstrojnë prodhimet dhe produktet e tyre duke treguar një organizim të bujqësisë së kësaj zone.

Panairi “Brez pas Brezi Myzeqar” mblodhi edhe këtë vit vizitorë të shumtë. Gatimet tradicionale, produktet bujqësore dhe elementë tradicionalë si dasma myzeare dëshmojnë një trashëgimi të pasur kulturore.

Zharrëza dhe fshatrat përreth saj ndodhen pranë fushës naftëmbajtëse Patos-Marinëz. Por pavarësisht industrisë së naftës, aktiviteti bujqësor dhe blektoral është i lartë dhe burim kryesor i të ardhurave për banorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *