Paraditen e sotme  Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi në Lushnjë një panair që kishte si qëllim njohjen dhe informimin e nxënësve maturantë me institucionet e arsimit të lartë dhe programet e studimit që ata ofrojnë.  Panairi “Ditët e Informimit të Maturantëve” u organizua në hollin e qendës së artit “Vaçe Zela”. Aktivititeti zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Lushnjë. Kjo veprimtari  ka ngjallur një interes të madh tek maturantët tanë. Ishte kjo një ndër arsyet që organizatorët duke parë frytet e të këtij organizimi e kanë shtrirë atë në të gjithë vendin. Bashkia e Lushnjës dhe zyra jonë arsimore kanë qenë faktorët vendimtarë që aktiviteti të zhvillohej në këtë format dhe që të arrinte sukses të plotë. Ndërkohë që zyra e punës Lushnje, akademia e forcave të armatosura, shkolla Mekanike – Bujqësore Lushnjë dhe universitetet publike dhe jopublike reklamuan ofertat  e tyre.

Maturantët e shkollave publike dhe jopublike të bashkisë Lushnjë ndoqën me interes të veçantë referimet e universiteteve që prezantonin mundësitë e studimit . 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds