Shkolla “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” organizoi sot Panairin e tretë të kulinarisë të titulluar “Biznesmenët e vegjël”.
Nxënësit, mësuesit dhe pa dyshim bashkëpunimi i ngushtë me prindërit, ka bërë që shkolla “Nënshkruesi i Pavarësisë” e ka shndërruar në traditë të përvitshme këtë aktivitet ku gërshetohen vlerat teorike që merren në shkollë me aftësitë e shprehitë praktike që përfitohen nga përfaqësimi i cdo nxënësi e klase me produkte të gatshme për t’u konsumuar në cast.
Ashtu siç thonë për mikrofonin e televizionit 4 plus, nxënësit, mesuesit dhe prindërit,vlerat e fituara nga ky panair do të shkojnë për të ndihmuar shtresat në nevojë.

Nxënësit erdhën në panair me gatime nga më të ndryshmet dhe tregojnë se janë duart e tyre, pa dyshim edhe kënaqësia e ndihmës prindërore që ata të sjellin para bashkëmoshatarëve dhe mësuesve një llojshmëri ushqimesh të shijshme dhe shumë të pëlqyera.
Përmes këtij panairi nxënësit jo vetëm mësojnë se si të angazhohen në familje për të gatuar, por edhe të dinë të shërbejnë për të tregtuar në mënyrë të kulturuar një produkt ushqimor apo për të bërë llogaritë financiare e cila është një aspekt praktik më vete me përfitime të dyanshme, qoftë të atij që është në rolin e shitësit por edhe të blerësit, sepse fëmijët këtu femijet njohin konkretisht marrëdhënien që ekziston mes mallit dhe parasë.

Është e rëndësishme të veçohet fakti se në mbarim të këtij aktiviteti ku u përfshinë masivisht të gjithë nxënësit e shkollës, u shitën të gjitha produktet ushqimore dhe të ardhurat e fituara do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të fëmijëve jetimë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds