Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese marrin 290 mijë lekë pagë neto, u shpreh kryetarja e këtij institucioni, Holta Zaçaj, teksa u pyet nga gazetarët këtë të hënë.
Ajo tregoi se në Parlament është dërguar një propozim për të rishikuar pagat, me qëllim rishikimin e hierarkisë së rrogës.
“Kur u rritën pagat, Gjykata Kushtetuese si institucion i pavarur i bëri propozim parlamentit ku kërkuan të rishihet paga. Formulimi që dërguan se duhet të ishte më e larta. Ne deshëm vetëm të korrigjonim hirearkinë e pagave në sistemin e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë në vend dhe është më i paguari.
Qëllimi ishte të rregullohej ai parim i prishur në reformën në drejtësi. Nuk kërkuam më shumë, thjesht të vihej në vend parimi. Qeveria deshi ta korrigjonte dhe besoi se dërgoi një projektligj dhe shifrat që ka nxjerrë qeveria janë në bazë të se kush janë funksionarët e lartë më të paguar”, tha Zaçaj.
Sipas kryetares së Gjykatës Kushtetuese, paga e gjyqtarit të këtij institucioni është i afërt me ato të një gjyqtari të shkallës së parë.
“Shifrat nuk i kemi prodhuar ne, di të them se rroga është 390 mijë lekë të reja bruto ose 290 mijë lekë neto, shumë afër me gjyqtarin e shkallës së parë. Është shumë e krahasueshme”, tha Zaçaj.