Në njësinë administrative Dushk të bashkisë Lushnjë për të dytin vit radhazi është organizuar festa e ullirit. Njësia administrative Dushk ka sipërfaqen më të madhe me kulturën e ullirit ku numërohen 395 mijë rrënjë ullinj. Festa e Ullirit është ndërthurur me fermerë që paraqesin prodhimin e tyre, biznese të kulinarisë nxënës të shkollave dhe ansambli i këngëve dhe valleve Vaçe Zela.

Fermerët shprehen se prodhimi i këtij sezoni është i mbarë por mbi të gjitha vaji është tepër cilësor. Problematikë e përhershme ngelet mungesa e fuqisë punëtore dhe tregu ku aktualisht një litër vaj shitet me 630 lekë.

Fermeri Agim kadiu ka bërë çertifikimin e vajit të ullirit me etiketën Dushku dhe cilësia e lartë e vajit bën që prodhimin t’a ketë të garantuar në shitje si për tregun vendas dhe të huaj.

Edhe fermerë të tjerë flasin për vaj cilësor

Të pranishmit i ka përshëndetur kryetarja e bashkisë Lushnje zonja Eriselda Sefa e cila ka shpërndarë çertifikata falenderimi për fermerët e zonës që kanë hyrë në tregun e jashtëm me markat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds