Në Tiranë për disa ditë po mbahet takimi i 70-të i Komisionit për Europën që po analizon ecurinë e turizmit në rajon. Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO), agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara që nxit zhvillimin social-ekonomik e mjedisor përmes turizmit, e cilësoi këtë takim në Shqipëri si një gjest vlerësimi për rezultatet e saj të fundit në fushën e turizmit.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, tha se suksesi i Shqipërisë me turizmin vitin e fundit është fryt i një pune shumëvjeçare, ndërsa gjithë rajoni ka shumë potencial dhe rezultatet kryesore do të vijnë prej turizmit në këtë rajon, sepse ka shumë zhvillime që po ndodhin dhe shumë projekte janë në zhvillim e sipër duke u hartuar. Organizata Botërore e Turizmit sipas tij mbështeti rezultatet e deritanishme në fushën e turizmit dhe ftoi cilindo të vizitojë dhe investojë në Shqipëri, e cila do të mikpresë Panairin Ndërkombëtar të Turizmit vitin e ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama në takimin e Organizatës Botërore të Turizmit tregoi se Shqipëria po përjeton një sukses në fushën e turizmit, por ndërkohë që po bëhet një destinacion i rëndësishëm turistik, po përpiqet të mbrojë natyrën duke ndërtuar bukur dhe me kujdes, duke mësuar nga gabimet e vendeve të tjerë.

Sektori i turizmit zë një vend të konsiderueshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto, si dhe punësim e vetëpunësim të shumë banorëve në të gjithë territorin malor e bregdetar të vendit në 12 muajt e vitit, ku turistët me numra në rritje vizitojnë zona historike e kulturore, plazhe dhe ekosisteme të rralla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds