Kontrollet në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, vazhdojnë në Lushnjë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”,  në lokalin në pronësi të shtetasit B. L., kanë konstatuar shtetasit F. Xh., në celularin e të cilit u gjetën faqe për vendosjen e basteve sportive. Ky celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Xh., 58 vjeç dhe B. L., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Kurse Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen N. B., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rreth-Libofshë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds