Policia ka publikuar pamjet nga mega operacioni anti-drogë në Tiranë .
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, njoftoi në një deklaratë për shtyp pak më parë, se nga 24 urdhër arreste, janë arrestuar 19 persona, mes tyre edhe Armando Xheladini, i arrestuar në maj për “Vrasje me dashje” për një ngjarje të ndodhur në Greqi në 2008.
52 vjeçari i njohur dhe me 2 emra të tjerë, u arrestua në maj policia e Korçës në bashkëpunim me autoritetet greke pasi akuzohet për vrasjen me dashje të 25 -vjeçarit A.Xhambazi në Athinë në vitin 2008.
Atëherë mbeti i vrarë Xhambazi dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Në maj me urdhër të prokurorisë së Korcës u ndalua Gëzim Latja banues në Elbasan dhe të Armando Tarushllari, banues në Tiranë.
Ai njoftoi se pesë persona janë ende të shpallur në kërkim ndërkohë që po vijon puna për kapjen e tyre.
Personat e arrestuar shpërndanin drogë në shkolla dhe ambiente te frekuentuara nga të rinjtë.