Nxënësit e shkollës Nënshkruesi i Pavarsisë Nebi Sefa zhvilluan sot nje projekt lëndor që kishte si qëllim aftësimin e nxënësve për të intepretuar pjesë nga programi mesimor .
Projekti që u realizua nga nxënësit e klasës së 6 në lëndën e teatrit kishte në qendër subjektin e legjendës se njohur kombtarisht si Legjenda e Rozafës
Një ndimë të madhe në realizimin dhe dramatizimin e kësaj pjese ka luajtur mësueja e lëndës dhe drejtoresha e shkollës.
Aktiviteti u zhvillua në mjediset komode të shkollës nënshkruesi i pavarsisë me pjesëmarrjen e prindërve mësuesve dhe te nxënësve.
Është për tu vënë në dukje se prindërit kanë kontribuar jo vetëm në përgatitjen e fëmijeve por edhe në veshjen e përshtatshme të tyre sipas roleve .
Dramatizimi tregoi se nxënësit e duan artin dhe në menyrë të vecante teatrin.
Kjo klasë ka realizuar më përpara edhe legjendën Muji dhe Zanat gjë që i nxiti ata për te marrë përsipër edhe role më të vështira duke dramatizuar Legjendën e Rozafës.
Është për tu vënë ne dukje se e gjithë skenografia është e përgatitur nga vetë nxënësit.
Drejtoresha e shkollë per këtë aktivitet falenderoj prindërit për kontributin që kanë dhëne dhe nxënësit të cilët hynë mjaft mirë në rolin e personazheve të Legjendës.
