22 nëntori është shënuar Dita e Alfabetit Shqip, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Në kuadër të kësaj dite nxënësit e klasave te 10-ta të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa “ organizuan një projekt informues me protagonistë nxënësit.
Nëpërmjet thënieve ,poezive ,informacioneve ,hulumtimeve për Kongresin e Manastirit dhe për zbulimet që kanë bërë Albanologët e huaj dhe shqiptarë, lidhur me vlerat dhe lashtësinë e Gjuhës Shqipe ata përcjellin mesazhe informuese për të gjithë.
Kështu me rradhë nxënësit nisën të zhvillonin internerarin e projektit të tyre .
Tashmë kemi të zyrtarizuar festën e Alfabetit e cila u shpall pikërisht në bazë të ditës së Kongresit të Manastirit.
22 Nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve që janë shpërndarë në gjitha vendet e Ballkanit, të përfaqësuara në të gjitha fetë monoteiste, por ajo që i ka bashkuar dhe vazhdon t’i bashkojë është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastiri zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen në këtë gjuhë të bukur dhe të shenjtë me alfabetin latin,ndaj kjo ditë ishte e domosdoshme të shpallej ditë kombëtare ,pasi është ditë me simbolik të vecantë.
Mësuesja Elsa Baka falenderoj nxënësit në fund të aktivitetit.