Sot me kamerën tonë kemi ndaluar përsëri në lagjen “ 18 Tetori” për të treguar shqetësimet e banorëve të kësaj lagje. Banorët ankohen për rrugën e ngushtë prej 50 metrash, të harruar nga bashkia, e cila vështirëson lëvizjen e makinave dhe këmbësorëve. Shtyllat e tensionit, pemët e ullinjve anës rrugës u pamundëson lëvizjen edhe me biçikleta thonë ata. Duke marrë parasysh këtë situatë, banorët vazhdimisht i kanë kërkuar bashkisë të ndërhyjë për një infrastrukturë rrugore më funksionale, pasi taksat i paguajnë rregullisht.
Jemi në sezonin e dimrit, kur shpesh paraqiten zjarre nga ndezja e sobave të drurit dhe pajisjeve të tjera për ngrohje. Rrugët e ngushta të lagjeve përbëjnë rrezik në raste zjarri, pasi zjarrfikësit kanë vështirësi për të arritur tek vendi ku ndodhet vatra e zjarrit duke shkaktuar përveç dëmeve të mëdha materiale në objektet që janë përfshirë nga flakët, edhe humbje jete.