Sëmundja e nozemës  ka prekur që nga viti i kaluar nje pjesë të konsiderueshme të  bletëve  në qarkun e Fierit  duke  shkaktuar humbje të mëdha të koshereve. Sipas bletërritësit Ferdinand Muskaj i cili ka të matrikulluara në Drejtorinë e Bujqësisë 500 koshere , kjo situatë ka ndodhur për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Sipas  tij jo të gjithë bletërritësit e njohin këtë sëmundje dhe ndaj nuk e kanë kuruar në kohë.

Muskaj ka pohuar gjithashtu se përballë kësaj problematike madhore bletërritësit kanë pësuar humbje të mëdha për të cilat nuk janë ndihmuar nga shteti. Ai ka vlerësuar  skemën e re kombëtare,  ku bletërritësit janë parë me përparësi, por realizimi i skemës ku 30% e mjaltit duhet të shitet i çertifikuar është e pamundur, se në Shqipëri mungojnë jo vetëm pikat e grumbullimit të mjaltit, por edhe laboratorët për certifikimin e mjaltit.

Muskaj ka pohuar gjithashtu se bletaria duhet të ketë me shumë mbështetje në vendin tonë pasi ekspozohet nga një pozicion gjeografik shumë i favorshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds