Kulmi i sezonit turistik që po kalon vendi këto ditë të nxehta ka nxjerrë në pah dhe nevojën për marrjen e masave shtesë nga ana e organeve vartëse të Policisë së Shtetit. Krahas masave shtesë në bregdetin shqiptar për ruajtjen e qetësisë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, edhe qarkullimi rrugor kërkon veprime që duhet të jenë në lartësinë e situatës. Nëse në qytet krijohet kaos nga dyndjet e mjeteve të shtuara në numër, Policia e Qarkullimit ka qenë e angazhuar për të normalizuar situatën. Gjithashtu angazhimi i tyre shikohet  edhe në akset  rrugore jasht qytetit si p.sh në autostradën Lushnjë – Fier. Në kryqëzimin e autostradës tek Pushimi i Shoferit, drejtuesit e mjeteve nuk lejohen të kalojnë në drejtimin që përshkon autostradën. Kështu, nëse do të udhëtoni drejt Krutjes do të jeni të detyruar të shkoni deri tek nënkalimet e Bishqethmit ose të Gorresë për të marrë kthesën. Nga ana tjetër nëse jeni duke ardhur nga Fieri në drejtimin e Divjakës, do të duhet të ktheheni në rrethrrotullimin e Savrës. Kjo  situatë lehtëson qarkullimin e mjeteve në autostradë, tepër e frekuentuar nga pushuesit të huaj e vendas, por nga ana tjetër rëndon xhepat e drejtuesve të mjeteve, pasi do t’u duhet të përshkruajnë më shumë kilometra në një kohë kur çmimi i naftës njeh vetëm rritje dhe sot është mbi 187 lekë për litër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds