Pa u shuar ende mirë vatrat e zjarrit në kodrat me pisha te Peshtanit në Fier, një tjetër zjarr masiv ka përshirë zonën kodrinore në Jaru të Shtyllasit. Tre mjete zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të mundësuar neutralizimin e flakëve teksa fillimisht kanë kërkuar edhe përforcime pasi zjarri u afrua shumë pranë banesave. Sipas banorëve flakët u afruan pranë banesave ndërkohë që ky është viti i dytë që zjarri përhapet në të njëjtin vend teksa dyshojnë se zjarrvëniet mund të jenë të qëllimshme për të hapur kullota të reja.
Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Fier, Zija Hyka , ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ishte e menjëhershme, pasi zjarri u afrua shumë pranë banesave. Ndërkohë një vatër vijon të jetë aktive, por ndodhet larg zonës së banuar. Në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse të cilat janë në gatishmëri të plotë për neutralizimin e zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds