Zjarret janë bërë rutinë e punës së përditshme të sektorit zjarrfikës në bashkinë e Lushnjës.  Ditë pas dite edhe pse është kërkuar vëmendje e shtuar nga qytetarët që të mos ndezin zjarre,thirrjet për të ndërhyrë në raste zjarri janë të shumta çdo ditë.

Pikërisht mëngjesin e sotëm, një zjarr është ndezur në territorin e ish fabrikës së letrës në afërsi të banesave në Karbunarë.  Sapo kanë marrë njoftimin nga salla operative e komisariatit të Lushnjes, efektivët e zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje ku digjeshin mbeturina e shkurre.

 Zjarri kishte marrë përmasa të cilat mund të agravonin duke rrezikuar banesat në afërsi të ish fabrikës së letrës.  Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar të preken banesat dhe pronat e qytetarëve.

Në ndihmë të tyre kanë qenë dhe banorët e zonës si dhe efektivët e policisë. Këta të fundit po hetojnë mbi ngjarjen për të gjetur personin apo personat përgjegjës.

Nuk është hera e parë që në territorin e ish fabrikës së letrës në Lushnjë ka pasur zjarre, pasi siç duket edhe nga pamjet zjarre ka pasur edhe më parë. Ndonëse është një vepër penale e ndëshkueshme dhe është e ndaluar kategorikisht të digjen mbeturina për periudhën e verës, rastet e zjarrit nuk mungojnë. Një i tillë dogji disa magazina në Pluk ditën e djeshme dhe dhjetëra zjarre të tjera të përmasave të vogla kërkojnë ndërhyrjen e sektorit zjarrfikës në Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds