Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:40 të mbrëmjen se djeshme në Patos. Një 20- vjecar , me iniciale R. M, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas njoftimit zyrtar të policisë , i riu vuante nga probleme të shënderit mendor. Grupi hetimor po punon për zgardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Ngjarja e rëndë ka shokuar jo vetëm familjarët por edhe banorët e zonës.

Një tjetër  aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën  Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.Sipas burimeve paraprake drejtuesi i mjetit tip “ Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës. Në vendngjarje ka shkuar dhe një mjet zjarrfikës .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds