Mbrëmë u raportua se një shtetas i Kosovës ka mbetur i vdekur në zonën e Luginës së Valbonës, te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.

Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të tij u angazhuan ekipe nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.

Policia e Shqipërisë njoftoi mbrëmë se për shkak të terrenit të thepisur malor, për nxjerrjen e trupit të personit që dyshohet se ka vdekur, nevojitet ndihma e helikopterit.

Megjithatë, deri në këto momente, viktima ende nuk është tërhequr.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova dhe Shqipëria kanë shpëtuar tre shtetas të Kosovës të cilët kishin mbetur të ngujuar në po atë lokacion.

Mësohet po ashtu se është kërkuar ndihma e KFOR-it që të ofrojë një helikopter, meqë helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë janë të angazhuar krejtësisht në shuarjen e zjarreve që kanë prekur shumë zona të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds