Një shkëndijë elektrike ka alarmuar nxënësit dhe stafin arsimor te shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Pasi kishte filluar ora e parë e mësimit, mësohet se një neon ndriçimi ka bërë masë ne korridorin e shkollës.

Ngjarja shkaktoi panik mes nxënësve, teksa të gjithë dolën jashtë në oborr dhe prindërit të alarmuar pas sinjalizimit të situatës, mbërritën në shkollë për t’i marrë fëmijët drejt shtëpive.

Forcat zjarrfikëse mbërritën ne shkolle por nuk pati probleme.

Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds