Shën Valentini, është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave, por këtë arsye shpesh herë e konsiderojnë edhe si një festë komerciale dhe të shtrenjtë.

Me kamerën tonë dolëm sot në qytet që të filmonim çiftet e dashuruar me lule e dhurata në duar, por ndeshëm pensionistë që luanin domino në lulishten e qytetit, qytetarë që nxitonin për të mbaruar punët e tyre të përditshme ose për të bërë një shëtitje e për të pirë një kafe në këtë ditë të bukur me diell dhe shumë pak të dashuruar.  

Tregtarët gjithashtu janë të pakënaqur, sepse thonë se nga mungesa e njerëzve kanë rënë shitjet e luleve, kartolinave dhe dhuratave të ndryshme për Shën Valentinin.

Kjo ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds