Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënuar edhe në Kosovë të mërkurën, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës.
Një burrë 59-vjeçar nga komuna e Fushë Kosovës po mjekohet në Klinikën Infektive të QKUK-së prej 29 korrikut, për shkak të simptomave si, lodhja dhe temperatura e lartë. “Pacienti nga data 27 deri më 29 qershor ka qëndruar në Shëngjin në Shqipëri, ndërsa nga data 13 deri më 22 më 22 korrik ka qëndruar për pushime në Ulqin

. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini”, thuhet në njoftim. IKSHPK shtoi se situata epidemiologjike “është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar”.

Virusi transmetohet kryesisht nga mushkonjat dhe ndër simptomat e infektimit janë dhimbja e kokës, temperatura, dhimbjet e muskujve dhe lodhja e konsiderueshme. Ekspertët sugjerojnë që disa prej mënyrave për t’u mbrojtur nga infektimi janë: veshja e rrobave me mëngë të gjata dhe ngjyra të hapura, që të mos dilet në ambiente të hapura gjatë periudhës kur mushkonjat janë më së shumti aktive – në muzg dhe në agim – si dhe të përdoren rrjeta nëpër ambiente të hapura të shtëpive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds