112- vjetori i Pavarësisë është kremtuar sot edhe në Fier në një atmosferë festive kuq e zi.

 Në ceremoninë e rastit kanë qënë të pranishëm autoritetet më të larta vendore, deputetë dhe Drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku.

Ceremonia e ngritjes së flamurit është shoqëruar me vendosjen e kurorave me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit , ndërsa në prononcimin e tyre për mediat kryebashkiaku Subashi dhe zv, kryeministria Balluku, kanë vlerësuar sakrificat dhe guximin e të parëve tanë në luftën e tyre për liri.

Edhe këtë herë opozita nuk i është bashkuar ceremonisë festive me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds