Mëngjesin e sotëm në rrugën hyrëse veriore të qytetit ndodhi nje aksident automobilistik me pasoja të rënda për shëndetin e të aksidentuarve.
Një mjet tip “Audi” qe vinte nga kthesa e Plugut për në qytet, përplaset me një makinë tip “Toyota” taksi pranë shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”
Nga përplasja e dy automjeteve u dëmtuan rëndë 2 personat që ndodheshin në automjetin tip “Toyota” të cilët u dërguan menjëherë në spitalin e Lushnjës, pastaj për ndihmë më të kualifikuar në spitalin e traumës në Tiranë.
Nga spitali bëhet e ditur se personat janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e qarkullimit rrugor erdhi në kohë dhe kqyri ngjarjen për veprime të mëtejshme .
Në këtë vend ku ndodhi ky aksident kanë ndodhur edhe raste të tjera si ky i ditës se sotme me pasoja për shëndetin e njerëzve.
Nuk është vetëm shpejtësia e lëvizjes shkak i aksidenteve, por këtu mungon edhe sinjalistika rrugore si: tabelat, vijat e bardha ,police e shtrirë si dhe tabela që tregon se këtu pranë ka institucion arsimor .
Vetëm pak metra larg nga ky aksident ditën e djeshme është gjetur pa jetë trupi i një qytetari i cili mendohet se për shkak të mungesës së barrierave mbrojtëse ka përfunduar në kanalin e ujit dhe është mbytur.
Qytetarët me të drejtë akuzojnë neglizhencën e institucioneve përgjegjëse dhe thonë se ato duhet të reagojnë menjëherë dhe para objekteve arsimore të vendosin sinjalistikën e plotë horizontale e vertikale.