Ka rinisur dje në Vlorë, pas 4 vitesh ndërprerje punimet Seminari i 16-të i Gjuhës Shqipe, ku merr pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Ministrja e Arsimit të Kosovës Arbërie Nagavci. Pjesë e Seminarit janë 150 mësues të gjuhës shqipe në diasporë, të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Në nisje të punimeve tri ditore, Kushi tha se sot bota po njeh nga afër vlerat e shqiptarëve në kulturë, sport e shkencë. Xhubleta shqiptare që është tashmë në UNESCO, Jaret shkodrane dhe polifonia labe. Ruajtja dhe forcimi i gjuhës është misioni ynë i përbashkët, ashtu sikurse edhe “kultura, tradita, dashuria për Shqipërinë, dashuria për Kosovën”, tha Kushi.

Ministrja Kushi dha edhe një lajm të ri në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe në shkollë verore për mësues dhe nxënës të diasporës.

Ndërkohë sipas studimit shkencor të revistës amerikane “Science” që mban firmën e 33 shkencëtarëve të universiteteve më prestigjioze, populli shqiptar dhe Gjuha Shqipe, kanë një lashtësi që daton të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe janë autoktonë në këto troje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds