Në qytetin e Lushnjës nuk ka më tokë për parcela të reja në varrezën publike. Në këto kushte, Këshilli Bashkiak ka miratuar hapjen e një parcele pranë kodrës së Vivovës, afër fshatit Allprenaj. Me vendimin nr. 156, dt.  03.07.2023. në bazë të kërkesës me nr. 5492 protokoll dt. 03.07.2023 filloi faza e parë për punimet për ndërtimin e varrezave publike. Rreth 7 ha është sipërfaqja e varrezave.

Në këtë fazë do kryhet sheshimi i dherave, do drejtohet rruga dhe do jetë e rrethuar me mur dhe pemë. Gjithashtu do ketë parkim rreth 5000 metra katror. Dy shtëpi që janë afër varrezave që po ndërtohen do shpronësohen edhe do të prishen.

Ky vendim kundërshtohet fort nga banorët, pasi varret do t’u shkojnë fare pranë shtëpive.

Banorët janë shprehur kundër këtij projekti, duke bërë edhe një peticion drejtuar të gjitha instituciove vendore dhe Avokatit të Popullit. Sipas tyre, nuk është bërë studim për këtë terren, nuk janë bërë analizat e duhura,  se toka është argjilore dhe jo e përshtatshme për varreza..

Bashkia Lushnjë nuk ka më vend në varrezat e vjetra dhe filloi ndërtimin e një varreze të re në fshatin Allprenaj në Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *