Në parkun  kombëtar në Divjakë-Karavasta, ka nisur  censusi i shpendëve që dimërojnë në këtë zonë.Sipas ekspertëve këtë vit paraprakisht shihet një shtim i popullatës.Për rreth 32 vite me radhë numërimi kryhet me një gjeografi mjaft të madhe ndërkombëtare ashtu si edhe në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.

Grupet e punës të shpërndarë në disa pika vrojtimi kanë nisur numërimin e shpendëve që dimërojnë në këtë zonë që vijnë nga territore të huaja.Numri i shpendëve migratorë që kalojnë periudhën e dimrit në këtë ligatinë varion nga një vit, e lidhur jo vetëm me kushtet klimaterike por edhe nga faktorë të tjerë.

Organizatori i censusit dhe njëkohësisht kryetari i shoqatës së ornitologëve të Shqipërisë zoti Taulant Bino u shpreh se në bazë të cencusit shikohen speciet në zhdukje me synim hartimin e politikave për mbrojtjen e tyre

Në përbërje të grupeve të punës që po numërojnë shpendët ujorë në lagunën e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta janë punonjës të administratës së zonave të mbrojtura, specialistë të fushës dhe përfaqësues të shoqatave të mbrojtjes së shpendëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds