Harta e re gjyqësore penalizon qytetarët e bashkisë Lushnjë dhe Divjakë
Lushnja,një bashki me mbi 200 mijë banorë, mbetet sot zyrtarisht pa gjykatë të shkallës së parë.

Dosjet janë transferuar në Gjykatën e Fierit sipas hartës së re gjyqësore.

Janë mbi 2.000 dosje të cilat do të gjykohen tashmë në gjykatën e Fierit.
Sipas avokatëve të cilët e kundërshtuan edhe me bojkot këtë hartë, kostot bien mbi xhepat e qytetarëve.

Ndërkaq që prej muajit shkurt nuk njoftohen të interesuarit për proceset gjyqësore në Fier. Avokati i dhomës se avokatisë së Lushnjës, Jurid Sharka pohon se numri i gjyqeve dhe dosjeve është tepër i madh dhe ngarkesa do të jetë humbje kohe për të interesuarit.

Mbi 400 procese në muaj për çështje civile e penale janë zhvilluar në muajin shkurt në gjykatën e Lushnjës e cila tashmë është e transferuar zyrtarisht në Gjykatën e Fierit.

Nga sot, 9 gjykata e prokurori të shkallës së parë në qytete të cilësuara “të vogla” do të shkrihen si pjesë e zbatimit të hartës së re gjyqësore! Hetimet dhe gjykimet do të transferohen në rrethe të tjera. Faza e tretë e reformës do të zbatohet në korrik, kur parashikohet riorganizimi i gjykatave administrative. 9 gjykata dhe prokurori të shkallës së parë do të shkrihen, duke filluar qe sot,në zbatim të hartës së re gjyqësore.

Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës, Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit. Bashkë me gjykatat, do të mbyllen edhe prokuroritë përkatëse, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët, sikurse edhe dosjet do të transferohen në gjykatat e tjera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds