Gara për zgjedhjen e Kryetarit te partisë Demokratike dega Lushnje po zhvillohet me një frymë demokratike. Kjo frymë pritet të shoqëroje edhe në votimin e nesërm që fillon në orë 08:00 të mëngjesit dhe mbyllet ne 18:00 të mbasdites, ku demokratet lushnjarë do të votojnë për kryetarin e Partisë Demokratike dega Lushnjë. Zoti Klemend Çela njëri nga kandidatët për kryetar, i cili mban dhe ka mbajtur poste të rëndësishme ne partinë Demokratike thekson se pika e fortë e tij është mosbërja e kompromiseve që dëmtojnë demokracinë dhe demokratët, aq sa ka refuzuar mandatin e deputetit që iu ofrua.