Nëntori i Festave vjen me ngjyrat kuq e zi në shkollën “Nënshkruesi i Pavarësisë ,Nebi Sefa“ ashtu si çdo vit tjetër duke pasqyruar ekspozita e aktivitete kulturore në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Pavarësis”.
Shkolla është veshur kuq e zi jo vetëm në ambientet e jashtme por edhe në ambjentet e brendshme,gjenden kuq e zi koridoret ,hollet ,sakaq nëpër klasa mbizotërojnë vizatime të ndryshme patrotike të punuar nga vetë nxënësit e shkollës.
Festave të Flamurit ju shtua madhështia edhe më shumë me aktivitetet artistike që kanë organizuar nxënësit së bashku me mësuesit,duke filluar që nga fëmijët e kopshtit që recituan vjersha patriotike të shoqëruara me kënge e valle,klasat e 5 me këngë dhe recitime të ndryshme patriotike,ndërsa klasat e 10-ta ja dedikuan aktivitetin e tyre manastririt të gjuhës shqipe.
Nxënësit e shkollës edhe këtë vit pasqyruan me shumë dinjitet kulturën tradicionale shqiptare, luftën e paqes dhe heronjët kombëtar. Të gjithë oranizimet e tyre u shoqëruan përmes artit, këndimit, recitimit,eseve,këngëve e valleve ,si dhe me veshjet e tyre popullore e kuq e zi.
Pikat e larmishme dhe koncepti atdhedashës përgatitur nga nxënësit dhe udhëhequr nga mësuesit ishin elementet kyçe të këtyre aktiviteteve në kuadër të festave të 28-29 nëntorit.
Aktivitetet synojnë që të kultivojë tek nxënësit ndjenjën e atdhedashurisë dhe patriotizmit.
Sakaq senatorja e shkollës Ardesa Veshi na tregon më shumë detaje rreth aktiviteteve që janë organizuar.