Marrëveshja e Partneritetit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes u nënshkrua sot në Bruksel. Pas mbledhjes së tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe çeljes të një tjetër kapitulli të martën, në ditën e dytë të vizitës në Bruksel kryeministri Edi Rama është takuar me Kaja Kallas, Përfaqësueses të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, me ministrin për Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë është shprehur ai gjatë fjalës së tij.
“Është një ditë e gjatë dhe një ditë e rëndësishme për ne, sepse kemi Samitin vjetor me Bashkimin Europian. Ndërkohë, u zgjuam me një ndjesi të këndshme se tashmë kemi hapur një tjetër grupkapitujsh. Kështu që është një moment shumë i mirë, por para së gjithash, dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju uruar për këtë emërim dhe t’ju themi se ndihemi të privilegjuar sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë dhe dini çfarë do të thotë të lindësh dhe të rritesh në një diktaturë, pastaj të luftosh për lirinë dhe më pas të luftosh për të ndërtuar demokracinë dhe zhvilluar shoqërinë. Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë. Dua të shpreh falënderimet e mia për Bashkimin Europian, për të gjithë ata, që në emër të Bashkimit Europian po punojnë për të shtyrë përpara këtë agjendë të ribashkimit të plotë të Europës. Kështu që, faleminderit ju dhe faleminderit gjithashtu të gjithëve dhe faleminderit atyre që na pritën!”, u shpreh kryeministri Rama. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.