Flamuri i Republikës së Kosovës, është ngritur në oborrin e Qeverisë, për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë.

Nën intonimin e himnit nga orkestra e Forcës së Sigurisë së Kosovares, flamuri valoi nën kujdesen e ushtarëve të Kosovës. Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministra e përfaqësues të kabinetit.

Në fjalën e mbajtur, krerët shtetërorë kujtuan sakrificën më sublime të atyre që dhanë jetën për liri, derisa theksuan se Kosova sot është më e fortë se kurrë. Sipas Osmanit, në këto 16 vjet të shtetësisë së saj, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe i ka dëshmuar botës se është kontribuuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit edhe përtej kufijve të saj.

“Këto 16 vjet të shtetit tonë Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe ka vendosur për të treguar para botës se jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është kontribuuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj. Dua t’i urojë të gjithë qytetarët e Kosovës sepse gjithsecili ka dhënë një kontribut për shtetin tonë, por në veçanti dua t’i kujtojë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre, dhanë jetën e tyre, dëshmorët e kombit, të gjithë martirët tonë. Në këtë ditë kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentit Ibrahim Rugova dhe sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve me në krye komandantin Adem Jashari”, tha Osmani.

Se 17 shkurti është ditë e festimit, por edhe falënderimit dhe mirënjohjeve tha kryeparlamentari Galuk Konjufca. Sakaq, për kryeministrin Albin Kurti, Kosova asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, e sigurt dhe demokratike. Pas ngritjes së flamurit, krerët shtetërorë vazhduan për homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds