Një 34-vjeçare në Skrapar është nën hetim pasi dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

Gruaja, J. R., është kallëzuar nga bashkëshorti i saj, se është larguar jashtë vendit, duke i lënë kështu fëmijët e saj vetëm.

“Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds