38-vjeçari Myslim Marku u vu në pranga pasi u vuri zjarrin pa dashje një sipërfaqeje toke në Shijak.
Si pasojë në fshatin Shetel, u dogjën një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri. 38 vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, por flakët u përhapën.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.