E diela, dita më e ngarkuar e javës për shkak të numrit të madh të pushuesve në plazhin e Divjakës.
Pushuesit kryesisht ditorë dhe vendas e frekuentojnë këtë plazh kurativ në kushte higjenike larg normales, pasi mungon uji i rrjedhshëm dhe energjia elektrike, një sfidë që Pushteti Qendror dhe Vendor e kanë lënë ne duart e administratorëve të Njësive te Shërbimit të cilët rreken të ofrojnë diçka për pushuesit. Administratorët e plazhit mundohen të pastrojnë mbeturinat gjë që e bejnë çdo ditë, kanë hapur dhe një kanal në fund të plazhit për të mos lejuar mjetet të hyjnë në zonën publike, por të qendrojnë aty ku është caktuar. Gjatë bregdetit kanë ngritur kulla për vrojtuesit e caktuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa sinjalistika me flamuj për pushuesit zbatohet rrallë. Edhe kur zbatohet njanë pushuesit ata që nuk respektojnë rregullat. Të dielen ka qënë ngritur flamuri i kuq që tregon rrezik nga dallgët, por pushuesit e kanë shpërfillur sinjalin dhe numri i fëmijëve që hynin në det dhe rrezikonin jetën nga dallgët ishte i madh.
Një prej rojeve shprehet se është i vështirë menaxhimi në kushtet aktuale, pasi duhet bashkëpunim me i madh me prindërit sa i përket zbatimit te sinjalistikës me flamuj për larjen në det.
Plazhi i Divjakes ende nuk është në kulmin e sezonit pasi kryesisht në këtë periudhë frekuentohet nga pushues ditorë dhe vendas.