Është përkujtuar në sallën e muzeut historik të qytetit të Lushnjës 50 vjetori i krijimit të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve Lushnjë.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë shkrimtarë dhe artistë lushnjarë dhe të ftuar ndër t’a profesor Zymer Neziri nga universiteti i Prishtinës, Albi Nushi kryetari i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë dhe kryetarja e bashkisë Lushnjë zonja Eriselda Sefa.

Aktiviteti që u hap me himnin e flamurit u vazhdua me fjalën e kryetares së lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve Lushnje zonja Emine Boriçi, e cila shpalosi para të pranishmëve perspektivën e degës që drejton.

Nga ana e tij Albi Nushi theksoi se kultura duhet të jetë e para në brumosjen e brezave nëpërmjet lajmeve

Profesori i shqipes dhe folklorit në gjithë trevat shqipfolëse falenderoi organizatorët dhe përmendi faktin se Lushnja i ka dhënë dhe i jep kulturës kombëtare.

Kryetarja e bashkisë Lushnjë zonja Eriselda Sefa tha se do të ndihmojë sa herë që duhet lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds