Fruthi mund të jetë një sëmundje serioze në çdo moshë. Shpesh fillon me temperaturë të lartë dhe skuqje, e cila normalisht pastrohet brenda 10 ditëve, por ndërlikimet mund të përfshijnë pneumoni, meningjit, verbëri dhe konvulsione. Aktualisht në Shqipëri janë të konfirmuara 17 raste me fruth, të shpërndara në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në Lushnjë dyshohej për një rast, thotë mjekia pediatre Rigerta Dako.

Pas një fushate sensibilizuese nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për  kryerjen e vaksinave kundër fruthit, është rritur numri i fëmijëve të vaksinuar, 20 fëmijë të moshës 1 vjeç janë vaksinuar.

Për prindërit që hezitojnë t’ua bëjnë vaksinën fëmijëve për shkak të autizmit mjekia Rigerta Dako thotë se:

Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.  Kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, ndaj bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds