Dhjetra besimtarë janë falur ditën e dielë pranë fotos së kryepeshkopit Anastas në meshën e rastit. Në kishën e Shën Gjergjit Fier, mesha tradicionale e të dielës ka qënë njëherazi dhe një homazh për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

 Mesha e drejtuar nga At Dhimitri është shoqëruar me lutje për shpirtin e keyepeshkopit i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë. Besimtarët iu drejtuan kishës që në orën 7:00 të mëngjesit dhe iu bashkuan lutjeve  deri në orën 10:00 , ku u mbajt dhe shërbesa në përkujtim të Kryepeshkopit.

Në fjalën e tij At Dhimitri ka vlerësuar veprën e Fortlumturisë së Tij, Imzot Anastasit , i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ringritjen e shumë kishave e manastireve në mbarë vendin dhe në Myzeqe , përfshirë edhe kishën e Shën Gjergjit, ku vetë hodhi gurin e themelit në 7 Janar të vitit 1998.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds