Pas zjarrit në inceneratorin e Elbasanit është tentuar që t’i vihet zjarri edhe landfillit të Fierit, ka qënë lajmi që ka qarkulluar në media së fundmi. Por nëse zjarri në Elbasan ishte i përmasave të mëdha  dhe për shuarjen e flakëve  u është kërkuar ndihmë zjarrfikësve nga rrethet e tjera, në Fier nuk ka patur një tentativë zjarrvënie pranë landfillit. Sipas shefit të zjarrfikësve Zija Hyka , një zjarr ka rënë në barishtet pranë një kanali i cili ndodhet shumë larg landfillit të Fierit duke mos patur asnjë lidhje më të. Po sipas tij një mjet zjarrfikës së bashku me efektivët kanë qënë në Elbasan ku gjatë gjithë natës kanë qënë në gatishmëri të plotë për neutralizimin e flakëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds